Shoku i ekipit të Gjimshitit del pozitiv ndaj koronavirusit

Nuk kanë fund lajmet e trishta nga Italia. Pas rasteve në disa skuadra, së fundmi edhe te Atalanta ka dalë rasti i parë pozitiv ndaj Covid-19. Bëhet fjalë për portierin Marco Sportiello.

”Marco aktualisht është asimptomatik. Ai është nënshtruar karantinës për të mos ta përhapur, ndërkohë që në vetëizolim janë edhe futbollistët e tjerë, teksa periudha dy javor skadon më 27 mars”, shkruan klubi i bergamos.

Në skuadrën e Atalantës luan edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Berat Gjimshiti. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?