E kërkon Interi, reagon Edinson Cavani
Ditët e fundit shumë media sportive kanë folur për një transferim të mundshëm të Edinson Cavani të Interi.
Në lidhje me këto lajme, ka reaguar futbollisti i PSG-së, i cili është shprehur qartë se nuk do të largohet nga kjo skuadër.
Ai shtoi se në rast se do të largohet nga PSG, do të luaj vetëm në Uruguai, duke përjashtuar mundësinë për transferimin e mundshëm të tij në klube të tjera.
“Unë kam folur për këtë temë që në sezonin e kaluar. Unë kam premtuar, jo vetëm ndaj tifozëve, por edhe ndaj vetes, që dëshiroj të qëndroj deri në fund të kontratës time këtu. Kjo është e sigurt”, tha ai për “Le Parisien”. E ardhmja ime? Vendimi mund të jetë ai që të kthehem në shtëpi në Uruguai. Por në futboll jo gjithçka varet nga unë. Është edhe dëshira e klubit, tifozëve. Për momentin nuk mendoj për një zgjatje të mundshme të kontratës, as nuk kam folur me klubin, jam i qetë, si të qëndroj, ashtu edhe nëse largohem pas fundit të kontratës. Ajo që di është se ashtu si kam bërë që në ditën e parë pasi mbërrita në Paris, do të jap gjithçka për këtë fanellë e skuadër. Pas 6 viteve, Parisi është si shtëpia ime dhe PSG si familja ime”,- tha sulmuesi uruguaian.