E kërkon Juventus dhe Chelsea, Hakimi merr vendimin për të ardhmen
Achraf Hakimi, anësori i talentuar maroken ka vendosur përfundimisht se ku do ta vazhdojë karrierën. Lojtari i cili është në pronësi të Realit të Madridit por prej 2 vitesh luan si i huazuar te Borussia e Dortmundit, gjatë kësaj vere do të rikthehet te Los Blancos.
Hakimit i përfundon huazimi 2-vjeçar te Dortmundi në fund të këtij sezoni, ndërkohë që me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Te Dortmundi shpresonin shumë që lojtari të qëndronte edhe pas kësaj vere në radhët e verdhezinjeve.
Hakimi ndërkohë sipas gazetës “Marca”, ka pranuar ofertën e klubit merengues për të rinovuar kontratën dhe do të rikthehet te skuadra ku është rritur si futbollist pasi konsiderohet si një element shumë i vlefshëm për të ardhmen nga Reali.