E kërkon me ngulm Bayerni, por Zidane shpreh dëshirën për t’u rikthyer te Juventusi
Në një mbrëmje plot kampionë me rastin e publikimit të dokumentarit biografik për Marcello Lippi “Tani fitoj”. Mes të pranishmëve të shumtë ishte edhe Zinedine Zidane, i cili tregoi se si Lippi ishte i pari që besoi në të, veçanërisht në fillim të përvojës te Juve: “Ai donte që të qëndroja kur gjërat ishin të këqija në fillim, pastaj fituam bashkë dhe bëmë gjëra të bukura”.
Mes temave të ndryshme, Zidane u ndal edhe tek një rikthim i mundshëm në stol, pse jo edhe në Itali: “Një ditë në Itali? Pse jo. Çdo gjë mund të ndodhë. Për momentin jam duke bërë diçka tjetër, por jam i sigurt që do të rikthehem në stol, do të doja”.
Ish-trajneri i Real Madridit në këtë periudhë të fundit ka qenë i lidhur edhe me stolin e Bayern Munich, si pasues i Thomas Tuchel, por mesa duket dëshira e tij është që të marrë drejtimin e Juventusit. Kujtojmë që Zidane ka fituar 11 trofe me Real Madridin si trajner, duke pasur një karrierë të suksesshme.
KOHA JONË SONDAZH

