E KRYER/ Interi arrin akordin final me Eriksen, ja kur vjen në Milano
Tashmë mund të quhet e kryer, Interi ka finalizuar akordin për transferimin e Eriksen nga Tottenham. Futbollisti danez do të zbarkojë në Milano në fillim të javës së ardhshme për të krye vizitat mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën. Nuk përjashtohet mundësia që ai të vijë edhe më shpejt në fundjavë për të ndjekur nga shkallët e stadiumit sfidën e së dielës kundër Cagliarit.
Pasi janë sistemuar edhe detajet e fundit nga takimi i ditës së enjte, ditën e sotme, të dyja klubet kanë arritur marrëveshjen për shifrën e 20 milionë eurove (18+2 bonus).
Tottenham do të jetë e impenjuar nesër pasdite në FA Cup kundër Southampton, por me shumë mundësi danezi nuk do të grumbullohet. Gjithsesi lajm i mirë për tifozët zikaltër është se javën e ardhshme me siguri Eriksen do të jetë një futbollist i Interit. /R.Lika-Koha Jone/