E KRYER/ Juventus transferon sulmuesin e njohur për 37 milionë euro
Teksa pret fundin e lumtur të telenovelës Koopmeiners, Juventus zgjidh enigmën tjetër të rëndësishme në merkato. Afrimi i ri është Nico Gonzalez nga Fiorentina.
Sipas Sky Sport, në fakt, bardhezinjtë, pas disa javësh presion, kanë arritur një marrëveshje parimore me Fiorentinën. Skuadra torineze do të paguajë 32 milionë euro dhe 5 të tjera në formë bonusesh, ku dy janë lehtësisht të arritshme.
Anësori argjentinas, ka shprehur dëshirën për të luajtur për Thiago Motta-n prej muajsh dhe ka pranuar gjithashtu propozimin për pagë prej 4 milionë në sezon.
Juventus nuk do të ndalet këtu: Giuntoli po punon për Koopmeiners dhe një tjetër anëso (Sancho dhe Conceicao janë objektivat). /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

