E KRYER/ Juventusi godet në merkato, mbrojtësi i Milanit i thotë “po”
Pierre Kalulu duket se ka ndryshuar vendim, teksa tashmë ka vendosur të pranojë ofertën e Juventusit. “Zonja e Vjetër” prej ditësh ishte në negociata me Milanin, por mungonte miratimi nga lojtari.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka zbuluar edhe detajet e këtij operacioni me francezin që do t’i bashkohet Juventusit në formë huazimi me opsion blerje.
“Marrëveshja u arrit pas shumë bisedimeve. Tarifa e huazimit do të jetë 3/4 milionë euro huazim plus 14 milionë me opsionin blerje, por jo e detyrueshme.
Do të jenë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gjithashtu Milani do ta mbajë 10 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme”, ka konfirmuar Romano.
Fubollisti pritet që sot të zbarkojë në Torino për të kryer më pas vizitat mjekësore.
KOHA JONË SONDAZH

