E KRYER/ Maguire largohet nga United, kalon te West Ham për 30 milionë paund
Harry Maguire nuk do të jetë më një lojtar i United. Mbrojtësi i kombëtares angleze, do të vazhdojë karrierën te West Hami. Dy klubet e Premier League kanë gjetur në parim gjuhën e përbashkët për një shumë që shkon në 30 milionë paund.
Tashmë duhet arritur akordi me agjentin e qendërmbrojtësit, por një gjë e tillë nuk do të jetë problem për drejtuesit e klubit londinez, që sezonin e kaluar fitoi Conference League.
Tashmë, Erik ten Hag, trajneri i United, pret një përforcim në mbrojtje nga drejtuesit e klubit. Të cilët kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Maguire.
30-vjeçari u transferua në “Old Trafford” për 87 mln euro nga Leicester City në verën e vitit 2019, një blerje rekord për një mbrojtës deri në momentin që u parakalua nga Josko Gvardiol.