E KRYER/ Manaj transferohet te Barcelona, ja detajet e kontratës

PARTIDO DE LA LIGA SMARTBANK ENTRE EL ALBACETE BALOMPIE Y MALAGA

Rey Manaj më në fund ka mbërritur te skuadra e Barcelonës për të kryer vizitat mjekësore. Edhe pse akordi ishte arritur prej ditësh, sulmuesi i Kombëtares sonë është prezantuar sot te klubi blaugrana, ku do të luajë te Barcelona B.

Në këtë mënyrë është mbyllur transferimi në mënyrë përfundimtare nga Albacete. Deri më tani Manaj kishte regjistruar 11 ndeshje, duke gjetur 3 herë rrugën e rrjetës.

Te Barcelona ai do të firmosë një kontratë për 4 sezone. I rritur te të rinjtë e Piacenzas dhe Cremoneses, më pas erdhi huazimi te Sampdoria dhe debutimi në Seria A me Interin në vitin 2015. Karrierën e vijoi në formë huazimi te Pescara, Pisa dhe Granada, eksperienca aktuale me Albacete dhe në fund erdhi transferimi te Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP