E kryer, Mbappe ka firmosur me Real Madrid

Kylian Mbappe dhe Real Madrid e kanë mbyllur marrëveshjen, me palët që kanë firmosur dy javë më parë. “Marca” raporton se me 1 korrik sulmuesi francez do të bëhet lojtar i “Los Blancos”, duke mbyllur eksperiencën me Paris Saint-Germain, pjesë e të cilit është që nga gushti i 2017-ës. Kur Mbappe u takua me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi të martën e kaluar për ta informuar se më 30 qershor do të largohej nga klubi, ai i kërkoi të mos i paraqiste asnjë ofertë të re rinovimi. Arsyeja ishte se ai kishte firmosur tashmë kontratën që do ta lidhte me Real Madrid-in për pesë sezone.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?