E KRYER/ Mitaj transfertë në Arabi, në një skuadër me Benzema dhe Kante
Pas prezantimit të shkëlqyer në Euro 2024 me Shqipërinë, Mario Mitaj është përfolur në shumë skuadra të mëdha, por lëvizja e pritur nuk ndodhi. Tashmë që merkato është mbyllur në ligat kryesore, mbrojtësi i talentuar shqiptar ka vendosur të provojë një aventurë në Arabinë Saudite.
Anësori i kombëtares ka firmosur një kontratë me ekipin e Al-Ittihad, ku shkon në formë huazimi me të drejtë blerje. Marrëveshja mes Lokomotivës së Moskës dhe Ittihad u finalizua mbrëmë në orët e vona.
Mitaj do të luajë në një ekip me disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit si Benzema dhe Kante, ndërkohë që trajner është Loran Blanc, i cili më parë ka drejtuar dhe kombëtaren franceze.
Ittihad do t’iu paguajë rusëve 1.2 milionë euro për transferimin e Mitajt. Në fund të sezonit ai mund të blihet për 5 milionë euro. Futbollisti do të marrë një shifër të majme, 3 milionë euro në sezon.
KOHA JONË SONDAZH

