E KRYER/ Zhbllokohet merkato e Juventusit, Douglas Luiz transferohet te Nottingham Forest
Mesfushori brazilian Douglas Luiz do të jetë përforcimi më i ri i Nottingham Forest. Sipas të rejave më të fundit nga gazetari Fabrizio Romano, marrëveshja me Juventusin është mbyllur për një shifër prej rreth 30 milionë eurosh.
Forest po punon që lojtari të udhëtojë drejt Anglisë brenda ditës së sotme, nëse shkëmbimi i dokumenteve përfundon në kohë. Në këtë rast, vizitat mjekësore pritet të zhvillohen të enjten.
Braziliani, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Serie A, shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën angleze në prag të sezonit të ri. Për Juventusin zhbllokohet merkato, teksa tashmë mund të afrojë Kolo Muani dhe emra të tjerë. /Koha Jonë/
🚨🌳 Douglas Luiz to Nottingham Forest, here we go! Deal now done for fee around €30m to Juventus.
Understand #NFFC are planning for the Brazilian to travel today destination UK if documents are exchanged in time.
Medical can take place on Thursday if all goes to plan. ✈️🇧🇷 pic.twitter.com/vx52RjxTcD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 20, 2025
KOHA JONË SONDAZH

