E KRYER/ Zhegrova thuajse i Juventusit, po pret telefonatën për të udhëtuar në Torino

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka raportuar përmes rrjetit X se Juventusi ka arritur një marrëveshje verbale me Lille për transferimin e Edon Zhegrovës.

Sipas Romano-s, edhe kushtet personale me sulmuesin e Kosovës janë plotësisht të dakorduara, ndërsa lojtari është autorizuar të udhëtojë drejt Torinos sapo të jepet drita jeshile nga klubi italian.

Hapi i fundit për të mbyllur marrëveshjen mbetet konfirmimi nga La Liga për transferimin e Nico González te Atlético Madrid, një lëvizje që do të hapte zyrtarisht rrugën për afrimin e Zhegrovës te “Zonja e Vjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?