E motra e Ronaldos sulmon Sarrin: Nuk mund të luhet kështu, CR7 s’mund të bëjë gjë i vetëm!
Elma Aveiro, një nga dy motrat e Cristiano Ronaldos, nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen e Juventusit në finalen e Kupës së Italisë, duke hedhur disa “kunja” për trajnerin Maurizio Sarri.
“Çfarë tjetër mund të bënte Ronaldo? I vetëm nuk mund të bësh mrekulli. Nuk e kuptoj se si mund të luhet kështu … sidoqoftë, me kokën lart, më shumë nuk mund të bëhej”, ka shkruar e motra e CR7 në rrjetet sociale.
Fenomeni portugez nuk po kalon një moment shumë pozitiv, teksa në gjysmëfinalen ndaj Milanit humbi penallti, ndërkohë që kundër Napolit nuk mundi të tregonte vlerat e tij. Si gjithmonë një nga pjestarët e familjes së tij hidhet në sulm për të gjetur fajtorët. /R.Lika-Koha Jone/