E PABESUESHME/Girona mund të lërë jashtë Championsit, Manchester City-in nëse fiton titullin
Ekipit të Manchester City mund t’i mohohet një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm nëse Girona mund ta mbyllë sezonin e saj të jashtëzakonshëm, duke fituar La Liga. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike “Daily Mirror”.
Ekipi anglez i Mancester City, kampion në fuqi në Champions, ka konkuruar në kompeticionin më të mirë të Europës për 13 sezone të njëpasnjëshme. Këtë sezon ai ka arritur në fazën eliminatore në 16 më të mirave.
Megjithatë, “pronësia e klubit me shumë modele dhe rregulloret e UEFA-s” thonë se klubi motër Girona në kampionatin spanjoll mund të largojë Manchester City nga Champions Leagues sezonin e ardhshëm. Një gjë mund të ndodhë nëse Girona fiton La Liga dhe City dështon të fitojë titullin e Premier League.
RREGULLORJA
“Nëse dy klube nga e njëjta pronësi kualifikohen për të njëjtin kompeticion të UEFA-s, vendin e merr ekipi që përfundon më së miri në kampionatin e saj vendas”.
“Nëse dy skuadrat përfundojnë në të njëjtin pozicion, asaj me koeficientin më të lartë të klubit (Manchester City në këtë rast) do t’i jepet kualifikimi”.
Nëse Girona fiton La Liga dhe Manchester City përfundon i dyti në Premier League, atëherë ekipi spanjoll do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërkohë që klubi anglez do të zbresë në Europa League.