E pabesueshme/ Hulk martohet me mbesën e ish-bashkëshortes
Nga thashethemet për një lidhje në muajin dhjetor te martesa me mbesën e gruas që është bërë zyrtare nga vetë lojtari në mars, është kjo historia e jetës private të sulmuesit brazilian Hulk i cili është martuar me Camilan, që është mbesa e ish-bashkëshortes së tij Iran Angelo.
Futbollisti 33 vjeçar i Brazilit, Hulk, i ka dhënë fund marrëdhënies së tij 12 vjeçare me gruan Iran Angelo në fund të vitit të kaluar, për t’u lidhur me mbesën e saj Camila Angelo, 31 vjeçe, teksa raportimet thonë se çifti shoqëroheshin prej tetorit.
Sulmuesi besohet se është martuar me Camila pasi ka vendosur “i martuar” në statusin e mediave sociale dhe çifti ka postuar foto se bashku. Sipas rrjetit argjentinas ‘Infobae’ martesa e shpejtë erdhi prej faktit se Camila “kishte nevojë për vizë për të qëndruar me Hulk në Kinë”.