E pabesueshme/ Katari po kthehet në mallkim, një tjetër yll te Franca rrezikon Botërorin

Pas Nkunku dhe Benzema, të cilët nuk do të marrin pjesë në Botëror për shkak të dëmtimeve, sot në Francë në stërvitje mungoi edhe Eduardo Camavinga.

Mesfushori i Real Madrid, siç raportojnë mediet spanjolle ka ndjerë probleme dhe si rezultat nuk doli në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Stafi francez nuk dëshiron të rrezikojë dhe prandaj Camavinga duhet të humbasë ndeshjen e së martës kundër Australisë, por për momentin nuk ka sinjale për mungesë më të gjatë.

SHKARKO APP