E pabesueshme/ Kukësi shkatërron Partizanin që në pjesën e parë (VIDEO)
Kukësi ka shpartalluar Partizanin që në pjesën e parë 3-0, në duelin për vendin e dytë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri” është dominuar nga vendasit në 45 minutat.
Verilindorët zhbllokuan ndeshjen që në minuan e 8-të, me anë të Gurit. Sulmuesi shkodran e ka çuar topin në rrjetë pas krosimit të Shkodrës, arrin të shënojë pasi gjendet i pambuluar në zonën kundërshtare. Në minutën e 28-të, Dzaria shënon golin e dytë për Kukësin, pas gabimeve në mbrojtje të Partizanit. Guri dhuron një top të bukur në brendësi të zonës, të cilën mesfushori nuk e fal.
10 minuta më pas, Guri shënon golin e tretë për Kukësin, teksa në një duel në ajër ka mposhtur Atandën dhe Hoxhën.
KOHA JONË SONDAZH

