E pabesueshme/ Liverpooli pëson humbjen e 6-të radhazi në shtëpi ndaj Fulham (VIDEO)

Liverpooli zhytet edhe më keq në krizën që e ka pushtuar në javët e fundit. Skuadra e Jurgen Klopp ka pësuar humbjen e 6-të radhazi në shtëpi, teksa ditën e sotme ka pësuar një humbje të befasishme 0-1 ndaj Fulham.

Kriza që po përjetojnë kampionët e Aglisë duket se do të vijojë, ndërkohë që tashmë rrezikon edhe Jurgen Klopp. Sa i përket ndeshjes goli i vetëm erdhi në fundin e pjesës së parë. Mario Lemina i rrëmben një top në hyrje të zonës Salah dhe më pas lëshon një të djathtë të hidhur në portën e Alisson.

Goli i ish-mesfushorit të Juventusit ishte vendimtar, pasi Liverpooli nuk arriti që të shënonte as golin e barazimit. “The Reds” mbeten në vendin e 7-të me vetëm 43 pikë dhe rrezikojnë pjesëmarrjen në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP