E pabesueshme/ Luftëtari përmbys Partizanin në Tiranë, Dunga shënon tripletë (VIDEO)

Partizani nuk arrin që të përfitojë nga humbja e Kukësit në Krujë ndaj Kastriotit. Të kuqtë janë mundur me përmbysje nga Luftëtari në shifrat 3-1, duke e bërë edhe më të ethshme betejën në fundin e tabelës.

Që në minutën e tretë të kuqtë shënuan golin e avantazhit, me Dilaver Dukën që goditi në hyrje të zonës dhe Jasir Asani e devijoi topin pa dashje, duke nxjerrë jashtë trajektores portierin e Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi. Gjithsesi reagimi i gjirokastriteve do të ishte i frikshëm.

Brenda 5 minutash në fundin e pjesës së parë, godet dy herë ekipin e trajnerit Gega, duke shënuar dy herë me Dungën. Sulmuesi nga Kenia nuk do të ndalej me kaq, pasi në minutën e 70-të, shënoi edhe golin e tretë personal. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?