E pabesueshme/ Maroku shkon në çerekfinale të Botërorit, eliminon Spanjën me penallti
Maroku është surpriza e madhe e këtij Botërori, duke marrë një kualifikim historik ndaj Spanjës për në çerekfinale. Koha e rregullt do të përfunonte pa gola ndërkohë që me penallti Maroku do të fitonte 3-0.
Asensio shpërdoroi një mundësi të mirë përballë portierit në minutën e 27-të, por goditja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.
Maroku u kundërpërgjigj 5 minuta më pas me një goditje të fortë të Mazraoui, që do të ndalej nga portieri Unai Simon.
Në pjesën e dytë loja është e mërzitshme, me Spanjën që u shfaq disi më e rrezikshme me Moratën në fushë. Ndeshja do të shkonte në kohën shtesë, ku nuk do të kishte asnjë gol.
Më pas në ruletin e penalltive, Spanja ishte në një mbrëmje të zezë, pasi Sarabia, Soler dhe Busquets do të gabonin.
Hakimi’s Paneka penalty to knock Spain out of the world, and later doing the Ramos Celebration 🇲🇦🤝🇪🇸pic.twitter.com/6PgNrLCQv3
— PSG Report (@PSG_Report) December 6, 2022