E pabesueshme/ Në Angli po mendojnë zerimin e kampionatit, Liverpooli rrezikon titullin

Një numër gjithnjë e në rritje, duan që të braktisin sezonin aktual në Premier League. I gjithë futbolli në Angli është pezulluar deri më 30 prill për shkak të shpërthimit të koronavirusit, i cili ka ndalur të gjithë botën e futbollit.

Liverpoolit i duhen vetëm dy fitore të tjera për të konfirmuar titullin e tyre të parë që nga viti 1990, për të krijuar një avantazh prej 25 pikësh ndaj Manchester Cityt. Por planet për të anuluar sezonin – i cili do të kërkonte mbështetjen e 14 nga 20 klubet e Premier League – do të shkatërronte shpresat për t’i dhënë fund thatësirës së tyre 30-vjeçare.

Të gjitha kampionatet janë pezulluar tashmë, ndërkohë që në shtete të ndryshme ka skenarë për ta mbyllur sezonin në qershor apo në korrik. Nëse do të merrej vendimi për pezullimin e Premier League, do të ishte një goditje e rëndë për Liverpoolin, që ka pësuar vetëm një humbje kundër Watford-it gjatë këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP