E pabesueshme! Nëse fiton sot Bejerni në Bremen, 44 pikë + nga Shtutgarti

Shtutgarti, një emër i madh i futbollit gjerman mund të konsiderohet skuadra e parë që ka prerë një biletë për një kategori më poshtë, ndonëse matematikisht mbetet ende në lojë. Humbja me rezultatin 4-0 me Bajer Leverkusen, në ndeshjen e së premtes në mbrëmje e vlefshme për javën e 25-të i ka zbehur shanset e Shtutgart për mbijetesë. Diferenca e Shtutgartit me vendin e tretë nga fundit që mban zonën e rënies është pesë pikë por Hamburg nuk ka luajtur ende ndeshjen e javës. Bajerni i Mynihut, krahasuar  me ecurinë e Shtutgart, nëse fiton sot ndaj Verder Bremen, mund të thuhet se nuk është në një garë normale.  

Bayern Munchen ruan kryesimin në renditjen e Bundesligës gjermane, ndaj dhe vëmendja është kthyer më shumë te kundërshtari i radhës që do t’iu dalë në çerekfinalet e Champions League.   Distanca me ndjekësin më të afërt është plot 11 pikë, gjë që tregon se bavarezët nuk rrezikohen aspak, edhe në rast të ndonjë hapi fals. E megjithatë, përveç kreut, janë edhe 3 vende të tjera që të dërgojnë në kompeticionin elitar të futbollit europian, të cilat do të përcaktohen deri në fund të sezonit. 

Volfsburgu i vendit të dytë është kandidati më i fortë që pritet t’i bashkohet Bayernit në Champions, ndërsa këtë javë pritet të ndeshen me Freiburgun e vendit të fundit, të dielën. Pas “ujqërve” renditet Borussia M’gladbach, e cila gjithashtu do të përballet me Hannoverin, një ekip që ende nuk e ka shijuar fitoren për vitin 2015. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas Gladbachut dhe Leverkusenin të vendit të katërt, vjen Schalke, ecuria e të cilëve u ndal në Champions pavarësisht fitores 4-3 ndaj Real Madridit në “Bernabeu”, në mesjavë, ndërkohë që Augsburgu është ekipi surprizë që pretendon të sigurojë një vend mes katër më të mirëve.  Schalke do të udhëtojë drejt Berlinit, për t’u ndeshur me Herthan të shtunën, ndërsa bavarezët e Augsburgut presin Mainzin.  Diferenca mes 6 ekipeve të para dhe pjesës tjetër është rritur në 5 pikë gjatë javëve të fundit, e megjithatë Hoffenheimi do të presë Hamburgun të shtunën, ndërsa Ëerder Bremeni pret kampionët në fuqi të Bayernit në të njëjtën ditë. Në ndeshjet e tjera, Borussia Dortmund do të presë Këlnin në një takim, të cilin Jurgen Klopp e ka quajtur si “sfidë me vlerë 6-pikëshe për mbijetesë”. Eintracht Frankfurti do të ndeshet me Paderbornin, në radhëtë e cilit aktivizohet futbollisti i kombëtares sonë, Alban Meha. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Bundesliga

Java e 25-të / 13 mars

Bayer L.  – Shtuttgart                      4-0

14 mars

15:30 Augsburg -Mainz 05

15:30 Eintracht F. – Paderborn

15:30 Hertha B.  – Schalke

15:30 Hofenheim – Hamburg

15:30 Verder B. –  Bajern M.

18:30 Borusia D.  –  Këln

15 mars

15:30 Volfsburg –  Fraiburg

17:30 Borusia M.  – Hanover

Klasifikimi

 Bajern M.            61

 Volfsburg            50

Bajer L.               42

 Borusia M.         41

 Shalke               38

 Augsburg          38

 Hofenheim        33

 Verder B.          33

  Eintracht F.      31

  Borusia D        29

  Këlni                28

 Hanover            27

 Mainz                26

 Hertha               25

 Hamburg           25

 Paderborn         23

 Freiburg            22

 Shtuttgart          20

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?