E pabesueshme/ Rrufeja godet futbollistin në Indonezi në një ndeshje miqësore (VIDEO)

Një ngjarje sa shokuese, aq dhe e pabesueshme ka ndodhr së fundmi në Indonezi. Skuadrat e kategorisë së ulët të Bandung dhe Subang luajtën në një ndeshje miqësore, e cila përfundoi në tragjedi.

Nga rrufeja mbeti i vdekur në vend një futbollist, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar. Gjithçka është regjistruar nga kamerat dhe detajet janë vërtet shqetësuese.

Askush nuk e priste që diçka e tillë mund të ndodhte dhe më pas të krijonte kaos. Shumë futbollistë filluan të ikin, e disa vrapuan për të ndihmuar të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

35-vjeçari do të ndërronte jetë, edhe pse mjekët provuan që ta shpëtonin, por nuk arritën as pasi e dërguan në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

*Kujdes pamjet janë shqetësuese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?