E pabesueshme/ Skuadra e Seria A harron portierin në stadium pas humbjes
Një ditë vërtet për t’u harruar për Emil Auderon, i cili pas humbjes në transfertë ndaj Sassuolos e ka përshkruar sfidën si një “e diel për t’u harruar”. Jo vetëm rezultati negativ, por edhe ajo që ndodhi në fushë dhe pas saj, e bënë mbrëmjen edhe më të hidhur për portierin dhe Cremoneses.
Humbja në Reggio Emilia u ndikua drejtpërdrejt nga një gabim i Auderos. Në tentativën për të larguar një goditje të Laurienté, portieri devijoi topin në mënyrë jo të saktë, duke ia servirur atë Faderas, i cili shënoi golin e fitores për Sassuolon e drejtuar nga Grosso. Pas këtij episodi, skuadra e Nicola-s nuk gjeti forcën për të rikthyer rezultatin.
Por “dita e zezë” nuk përfundoi me fishkëllimën finale. Pas ndeshjes, Cremonese u nis nga “Mapei Stadium” pa e vënë re se Audero nuk ishte ngjitur në autobus me pjesën tjetër të skuadrës. Kur portieri doli nga ambientet e stadiumit, u gjet i vetëm në parking. Situata u zgjidh falë ndihmës dhe korrektësisë së klubit të Sassuolos, i cili i dha dorë për të kapërcyer një episod sa absurd, aq edhe i pakëndshëm.
KOHA JONË SONDAZH

