E pabesueshme/ Sulmuesi rikthehet në futboll pas 13 vitesh, luan me ekipin japonez në moshën 53-vjeçare
Kazuyoshi Miura ka hyrë në histori. 53-vjeçari është bërë lojtari më i vjetër në histori që luan në futbollin japonez duke nisur nga fillimi takimin midis Yokohama dhe Kawasaki Frontalec.
Miura i cili njihet me pseudonimin “Mbreti Kazu”, mbajti shiritin e kapitenit deri në minutën e 53-të, ku edhe u zëvendësua.
Ai e ka nisur karrierën futbollistike në vitet 1980, dhe fillimisht ka luajtur për Santos në Brazil. Ai është aktivizuar edhe me Genoan në Itali në sezonin 1994-95.
Për Japoninë ka luajtur në 98 takime duke shënuar edhe 55 gola.
Miura deri në vitin 2007 ishte aktivizuar tek Yokahama, ku në 273 ndeshje kishte shënuar vetëm 27 gola.