“E papranueshme, asgjë s’ka përfunduar”, Napoli reagon pas vendimit të Apelit

Më 4 tetor kur ishte planifikuar të luhej Juventus-Napoli, Hysaj e Rrahmani me shokë nuk u paraqitën në “Allianz Stadium” me justifikimin e mosdhënies së lejes nga autoritetet shëndetësore për shkak të rasteve me Covid-19 n skuadër. Gjykata sportive vendosi t’ia japë fitoren Juventusit në tavolinë dhe t’i ulë një pikë në renditje Napolit.

Ky i fundit e apeloi dënimin dhe sot Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e mëparshëm. Por për Napolin asgjë nuk ka përfunduar. Klubi i kaltër përmes një deklarate e quan të papranueshëm vendimin e Apelit dhe njofton se do e çojë çështjen në Kolegjin e Garantimit të Sportit.

“SSC Napoli është po punon për të përgatitur apelimin në Kolegjin e Garantimit të Sportit. Klubi nuk pajtohet me dënimin, i cili hedh akuza të papranueshme në sjelljen e klubit, duke injoruar dokumentacionin shumë të qartë në favorin tonë”, shkruhet në deklaratë.

/abcnews.al

SHKARKO APP