E quajtën “tradhtar”, Rrahmani revoltohet: Nuk dal dot një metër nga hoteli!

Kosovo's Amir Rrahmani (C) celebrates with teammates Enis Alushi (L) and Fidan Aliti (R) after scoring during the FIFA World Cup 2018 qualification football match between Kosovo and Turkey at Loro Borici stadium in Shkoder on June 11, 2017. / AFP PHOTO / Gent SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Amir Rrahmani, kapiten i Kombëtares së Kosovës mungoi dje në mbrëmje në gjysmëfinalen kundër Maqedonisë së Veriut, e cila u humb 2-1. Tifozët dardanë nuk ishin të pakët që kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke e cilësuar tradhtar.

Sidoqoftë, përmes rrjetit social Instagram, ka sqaruar tifozët: “E gjithë skuadra e Napolit është në karantinë dhe ne nuk mund të bëjmë as një metër larg hotelit.

Të gjitha përpjekjet e ambasadës italiane dhe në Kosovë, nuk ishin të mjaftueshme. Ishte e pamundur që të vija të luaja në ekipin kombëtar. Mësoni ta duani vendin tënd dhe pastaj bëni komente të tilla”,  shpërtheu mbrojtësi ndaj një tifozëve. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP