E rëndë në Kosovë, dalin pozitiv ndaj Covid-19 dy djem të rinj

Kosova ka njohur një rritje të madhe të rasteve të reja me Covid-19, teksa nuk ka shpëtuar as futbolli. Janë regjistruar dy rastet e para me koronavrus të cilët i përkasin klubit që kryeson IPKO Superligën, pikërisht Ballkanit, por nuk bëhet fjalë për dy lojtarë të skuadrës por për dy vëllezër që luajnë në ekipin e të rinjve.

Vëllezërit Kolgeci janë diagnostikuar pozitiv me Covid-19 dhe lajmi është publikuar nga vetë klubi i Ballkanit që iu uron shërim të shpejtë dy futbollistëve të rinj dhe u bën thirrje të gjithë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

SHKARKO APP