E rëndë në Turqi, futbollisti mbyt me jastëk djalin e tij 5-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Turqi. Futbollisti 33-vjeçar Cevher Toktas ka mbytur me jastëk djalin e tij 5-vjeçar, ndërsa pas 11 ditësh hetime, ka pranuar krimin makabër para policisë së Bursës.

Futbollisti që ishte pjesë e Bursa Yildirim Spor, e kreu krimin e rëndë në një spital, ku fëmija e tij 5-vjeçar ishte i shtruar me simptoma të ngjashme me Covid-19 dhe pas vetëm 11 ditësh pranoi autorësinë.

“I vura djalit një jastëk në kokë dhe e mbajta fort derisa nuk po merrte më frymë. Më pas thirra mjekët, për të mos krijuar dyshime. Nuk kam asnjë problem mendor, por e vrava djalin tim, pasi nuk e doja”, tha Toktas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti me shumë gjasë pritet të dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykatat turke, për vrasje me dashje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turkish footballer Cevher Toktas arrested 'for smothering son, 5 ...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?