E rrallë/ Arbitri italian për rekord, gjykon dy ndeshje të javës së 7 në Seria A
Të arbitrosh dy ndeshje në të njëjtën javë na kampionat. Është e mundur, teksa gjyqtari italian Marco Di Bello nga senksioni i Brindisit, e ka bërë më së miri. Fillimisht gjykoi ndeshjen Atalanta-Lecce dhe më pas Brescia-Sassiolos. Nuk ishte një udhëtim i shpejt nga Bergamo për në Rigamonti të Brescias,pasi ndeshjet u mbajtën në ditë të ndryshme.
Në javën e 7-të të luajtur në muajin tetor, arbitri puljez drejtoi ndeshjen e bergamaskëve, të cilët fituan 3-1, ndërkohë që u vendos për të gjykuar edhe duelin e prapambetur mes Brescias dhe Sassuolos të shtyrë dhe qau luajt mbrëmjen e djeshme. Një rekord i bukur, i cili do të mbetet gjatë në mendjen e arbitrit të njohur italian. /R.Lika-Koha Jone/