E rrallë/ Në Rumani humbin ndeshjen në tavolinë sepse ishin të gjithë në dasmë
Një ngjarje e rrallë dhe e padëgjuar më parë ka ndodhur së fundmi në Rumani. Futbollistët e skuadrës Poiana Mare, një klub i kategorisë së katërt, ishin të gjithë në një dasmë.
Lojtarët nuk u paraqitën në sfidën e kampionatit kundër CS Carcea sepse duhej të merrnin pjesë në dasmën e një shoku të skuadrës. Një gabim kalendarik për Deliu Ionut, i cili vendosi të martohej me partneren e tij në ditën kur klubi duhej të zbriste në fushë.
Lojtarët, trajneri dhe drejtuesit e klubit ishin të gjithë të pranishëm në një dasmë. Ekipi Poiana Mare kishte kërkuar që ndeshja të shtyhej, por kërkesa e tyre u refuzua menjëherë. Në këtë mënyrë ata humbën ndeshjen në tavolinë 3-0 por deklarata e tyre zyrtare tregon gëzimin e të gjithë ekipit për shokun e tyre.
“Sot është një ditë e rëndësishme për kolegun dhe mikun tonë Deliu Ionut dhe gjysmën e tij, Diana. Ata zgjodhën të nënshkruajnë kontratën e jetës dhe të martohen. Kjo është arsyeja se pse ekipi ynë nuk do të luajë ndaj Carcea. Ne kërkuam që ndeshje të shtyhej në një ditë tjetër, por na e refuzuan. Ne humbëm një lojë, por fituam një familje”.
/Rozalb Lika-Koha Jone/