E rrallë/ Ramos ka shënuar më shumë se Zidane dhe Kaka së bashku
Sergio Ramos ka shënuar më shumë gola te Real Madrid se Zinedine Zidane dhe Kaka të marrë së bashku. Mbrojtësi regjistroi golin e 100-të në Champions League ndaj Interit të martën në mbrëmje.
Futbollisti spanjoll ka realizuar 55 herë me kokë, 21 me penallti, dy me goditje dënimi dhe 22 herë duke përdorur këmbët për gjigantët spanjollë. Ai është bërë pjesë e listës së lojtarëve që kanë shënuar më shumë në histori.
Ramos në fakt ka gjetur më shumë rrugën e rrjetës se emra të mëdhenj si Zidane (49), Kaka (29), David Beckham (20) si dhe Ruud van Nisterlrooy (64). Në listën e gjatë që ai ka shënuar më shumë bën pjesë edhe Figo (56), James Rodriguez (37, Di Maria (36), Robinho (35) apo edhe se shoku aktual në skuadër, Isco (51).
Ai është futbollisti i 21 në historinë e klubit spanjoll që arrin shifrën e 100 golave. Gjithsesi duket se do të jetë një rrugëtim i gjatë dhe i pamundur për të arritur Cristiano Ronaldon, i cili ka shënuar 450 herë me Realin. /R.Lika-Koha Jone/