E zëvendësoi në pjesën e dytë, Xabi Alonso i kërkon falje Guler-it

Real Madrid pësoi dje humbjen e parë të sezonit, në mënyrën më të hidhur të mundshme: 5-2 në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit. Megjithatë, një nga dritat e pakta për “Los Blancos” ishte Arda Guler. Ylli i ri turk dhuroi asistin për golin e parë dhe më pas shënoi vetë golin e dytë, duke i dhënë avantazh të përkohshëm madrilenëve.

Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer, në minutën e 60-të trajneri Xabi Alonso vendosi ta zëvendësonte me Franco Mastantuono, një vendim që befasoi të gjithë. Sipas mediave spanjolle, Alonso i ka kërkuar falje Gulerit pas ndeshjes, duke pranuar se vendimi i tij ishte i gabuar: “Ndoshta bëra një gabim dhe nuk duhej të të kisha hequr,” i ka thënë tekniku bask talentit turk.

Edhe pse luajti vetëm një orë lojë, Guler u vlerësua me notën 7.6, më i miri te Real Madrid. Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur Carlo Ancelotti nuk e kishte titullar të rregullt, me mbërritjen e Xabi Alonso-s ai ka fituar vendin në formacion dhe ka treguar se mund të bëhet një pikë kyçe për madrilenët në këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?