Eden Hazard drejt largimit nga futbolli i luajtur

WARSAW, POLAND - OCTOBER 11: Eden Hazard of Real Madrid gestures during the UEFA Champions League group F match between Shakhtar Donetsk and Real Madrid at The Marshall Jozef Pilsudski's Municipal Stadium of Legia Warsaw on October 11, 2022 in Warsaw, Poland. (Photo by Mateusz Slodkowski/DeFodi Images via Getty Images)

Sulmuesi belg Eden Hazard do të zyrtarizojë së shpejti tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Mësohet se menaxherët e tij janë duke u përpjekur që t’i ndryshojnë mendjen Eden Hazard, që u shkëput nga Real Madrid këtë verë.

Me skuadrën “merengues” ai luajti vetëm 76 ndeshje e 7 gola (6 ndeshje sezonin e kaluar), duke mos arritur dot në nivelet e dikurshme, kur luante me Chelsea në Angli.

Edhe pse pa kontratë, sulmuesi nuk ka gjetur ende një ekip të ri për të luajtur, ndaj dhe ka vendosur të tërhiqet. Ofertat në adresë të Hazard nuk kanë munguar, nga MLS (Vancouver Ëhitecaps), Franca (Lilë) dhe Arabia Saudite (4 klube), por sulmuesi belg i ka refuzuar të gjitha propozimet që kanë mbërritur.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ai bëri publik lajmin e lergimit nga ekipi kombëtar, që së shpejti mund të pasohet nga ai i largimit edhe nga futbolli i luajtur.

SHKARKO APP