Arsenal e nis me fitore sezonin e ri në Premier League

Edhe Arsenal e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League duke mundur 2-0 në shtëpi Wolverhampton. Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Artetës, të cilët pas disa rastesh, gjetën rrjetën me Havertz në minutën e 25’ pas një asisti të Sakas. Në pjesën e dytë ishte radha e këtij të fundit, i cili në minutën e 74’ dyfishoi shifrat, pas një asisti të gjermanit Havertz. Brighton arriti një fitore bindëse në transfertë kundër Everton me rezultatin 0-3, Newcastle triumfoi me vuajtje përballë Southampton me rezultatin 1-0, ndërsa Nottingham barazoi 1-1 me Bournemouth.

SHKARKO APP