Edhe Besart Berisha thotë “PO”, ky është formacioni i Kosovës (FOTO)
Besart Berisha është prurja e fundit e Përfaqësueses së Kosovës.
Sulmuesi 31 vjeçar, ka bërë sakrificë të madhe për t’iu bashkuar Kosovës, në kualifikimet e para për Kampionatin Botërorë.
Berisha që aktivizohet në Australi te skuadra e Melbourne Victory, ka hequr dorë nga shtetësia gjermane, për Kosovën.
Me ardhjen e Berishës, konkurrenca në fazën e sulmit të trajnerit Albert Bunjaki është rritur dukshëm, dhe për sigurimin e një vendi të titullarit, i pret punë e madhe të gjithë lojtarët.
Në rrjetet sociale sot ka qarkulluar një fotografi që tregon se si mund të duket formacioni i Përfaqësueses së Kosovës.
Kosovës po ashtu i është bashkuar edhe Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Adrian Ismaili, Arbër Zeneli, Valon Berisha e Sinan Bytyqi./Lajmi.net/