Edi Martini, “magjistari” që ka transformuar Teutën

Teuta është skuadra më në formë në Kategorinë Superiore. Ekipi Durrsak e nisi sezonin nën drejtimin e Shkëmbit, por ai do të largohej për rezultate të dobëta në fillim të muajit dhjetor. Vendin e tij e zuri Edi Martini, i cili brenda një periudhe të shkurtër arriti që të merrte më të mirën ekipit, duke marrë dy fitore radhazi ndaj Partizanit dhe Flamurtarit.

Ecuria deri më tani ka qenë shumë pozitive për ekipin bregdetar. Në 20 ndeshje në krye të Teutës, Martini ka arritur 11 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje deri më tani.

Nëse marrim në konsideratë periudhën pas pandemisë numrat janë shumë më pozitivë. 4 fitore, dy barazime dhe 1 humbje kundër Bylisit. Strategu shkodran po merr më të mirën nga futbollistët e tij, edhe pse në përbërje nuk ka yje. Puna e mirë në grup, mbrojtja e fortë, kualiteti i Lorenc dhe Emiliano Vilës në mesfushë, apo shpërthimi i Kallakut e kanë ndihmuar që të përjetojë një periudhë fantastike në karrierën e tij si trajnerë.

Bledi Shkëmbi ka meritat e tij te kjo skuadër, por Martini është ai që po merr më të mirën nga një grup lojtarësh që përjetuan një tronditje të madhe pas tërmetit të fundit të nëntorit në Durrës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP