Edi Martini përlot me mesazhin për Maradonën: Do të mbetesh mbreti i futbollit!

Edi Martini, ish-futbollisti shkodran, aktualisht trajner i Teutës, ka shprehur dhimbjen dhe adhurimin e tij për legjendën e futbollit argjentinas dhe botëror, që u nda dje nga jeta.

“Më i madhi në botë. Nëse topat që ka prekur ky njeri me këmbë do të kishin gojë, atëherë ato nuk do hynin në fushë për t’u prekur nga lojtarë të tjerë. Ishte frymëzim, ishte ai që futbollin e ktheu në art, ishte dhe do të mbetet MBRETI i futbollit. U prehsh në paqe Diego Maradona!”, ka shkruar Martini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?