Edi Rama mikpritet nga Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjol”- shkruan kryeministri Edi Rama.

Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për të fuqizuar bashkëpunimin në fushën e sportit dhe edukimit sportiv mes Shqipërisë dhe një prej klubeve më të njohura në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fondacioni i Real Madridit është i angazhuar prej vitesh në projekte sociale dhe arsimore në shumë vende, dhe tashmë pritet që të shtrihet më konkretisht edhe në Shqipëri përmes shkollave sportive dhe mbështetjes akademike në fushën e sporteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prania e Ramës në ndeshjen e madrilenëve ka tërhequr vëmendjen e mediave spanjolle dhe atyre shqiptare, duke u komentuar si një nga vizitat e tij të rralla në “Santiago Bernabeo”.

Rama pak ditë më parë është shprehur se ka raporte të mira me numrin një të Realit dhe se shkëmbejnë mesazhe mes tyre.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?