Edmond Bytyqi, një lider 21-vjeçar. Tregon vizionin për të rinjtë në ”Foot Région Morges”
Edmond Bytyqi është vetëm 21-vjeç, dhe po redefinon futbollin e të rinjve në Zvicër. Ndryshe nga shumica e bashkëmoshatarëve të tij që ëndërrojnë karrierë si lojtarë profesionistë, Edmond ka zgjedhur rrugën e trajnimit: formon lojtarë, edukon karaktere dhe ndërton të ardhmen e sportit.
Rrugëtim profesional që frymëzon
I lindur dhe rritur në Zvicër, me origjinë nga Kosova, Edmondi e ka zhvilluar pasionin për futbollin që nga fushat e lagjes, duke e parë lojën si një shkollë jete. Ai ka kaluar përvojë të vyer në disa nga klubet më të njohura të rajonit lausannois:
FC Crissier-përvoja e parë si trajner,
• FC Dardania Lausanne, lidhje e fortë me komunitetin,
• Team Ouest Lausannois & Lausanne Nord Academy, zhvillimi i një vizioni modern dhe inovativ të trajnimit.
Çdo etapë ka forcuar aftësitë e tij dhe e ka përgatitur për sfidat e mëdha të stolit profesional.
Lider i ri te Foot Région Morges
Në 2025, Edmond mori drejtimin e Juniorëve C (U15) të Foot Région Morges. Për të, roli i trajnerit shkon përtej fushës: ”Misioni im nuk është vetëm të mësoj futboll. Është t’i ndihmoj lojtarët të rriten si njerëz. Lojtar i mirë mund të bëhet shumëkush, por të jesh njeri me vlera kjo është fitorja e vërtetë”,-thotë Bytyqi.
Formim profesional dhe ekspertizë
Edmond Bytyqi është trajner i certifikuar dhe i përgatitur profesionalisht:
• Licencë UEFA C,
• Diplomë Animator, D Basic, C Basic,
• Instruktor i certifikuar Jeunesse+Sport.
Ai e sheh veten si një student të përhershëm të lojës: zhvillimi i lojtarëve dhe trajnerëve ecin paralelisht, në një proces të vazhdueshëm përmirësimi.
Futbolli si platformë vlerash
Për Edmondin, futbolli nuk matet vetëm me rezultate. Ai është një mjet për të mësuar respekt, disiplinë, punë në grup dhe besim në vetvete. Suksesi më i madh nuk është kupa në fund të sezonit, por transformimi i djemve dhe ndërtimi i një familjeje sportive të bashkuar.
Ekipi që e mbështet vizionin
• Alexis Fakataulavelua – Drejtor Teknik / Principal,
• Benoit – Fizioterapist,
• Roberto Amadio – Nutricionist, i formuar te Real Madrid.
Ky ekip profesional bashkëpunon ngushtë me Edmondin për të garantuar zhvillim optimal të lojtarëve dhe për të ndërtuar një filozofi trajnimi të qëndrueshme.
E ardhmja
Edmond Bytyqi është simbol i energjisë, pasionit dhe vizionit të një brezi të ri trajnerësh. Me përkushtimin dhe filozofinë moderne, ai është një emër që do të dëgjohet gjithnjë e më shumë në futbollin e të rinjve në Zvicër.
KOHA JONË SONDAZH

