Edon, kush je?
Në kampin bardhezi ka ardhur momenti i së vërtetës për repartin ofensiv. Sulmuesit e Juventus-it janë të thirrur të tregojnë vlerën e tyre, veçanërisht ata që kanë mbërritur këtë sezon. Mes tyre spikat emri i Edon Zhegrovës, një prej lojtarëve më të pritur nga tifozët.
Zhegrova, është koha për kthesën – Ndërsa Jonathan David ka gjetur menjëherë rrugën e golit dhe Loïs Openda është ende në fazë përshtatjeje me mekanizmat e rinj të lojës, pritshmëritë për Zhegrovën janë edhe më të larta. Anësori kosovar shihet si një lojtar në gjendje të ndryshojë fatin e ndeshjeve falë talentit dhe paparashikueshmërisë së tij.
Vendimi i tij për të përshpejtuar rikthimin në stërvitje dhe puna e madhe për të përmirësuar gjendjen fizike janë sinjale pozitive për Allegrin dhe gjithë ambientin bardhezi. Me një kalendar të ngjeshur, kontributi i çdo lojtari do të jetë vendimtar.
Tifozët duan Zhegrovën e Ligue 1 – Mbështetësit e Juventus-it presin të shohin në fushë të njëjtin Zhegrovë që shkëlqeu në Francë, i aftë të ndezë ndeshjet me lojën e tij. Në disa momente, si ndaj Borussia Dortmund-it, ai ka treguar shkëndija të talentit, por paraqitja ndaj Veronës nuk i bindi tifozët.
Java vendimtare në Torino – Kjo javë stërvitjesh në Torino mund të rezultojë thelbësore për ish-lojtarin e Lille. Objektivi është që ai të jetë gati për 3 ndeshjet e ardhshme në harkun e një jave, kur skuadrës do t’i duhen energji të freskëta dhe alternativa cilësore nga stoli. Zhegrova i ka të gjitha cilësitë për t’u shndërruar në një armë të rëndësishme në sulmin e Juventus-it. /Shkrimi i përshtatur në shqip nga Massimo Pavan/
KOHA JONË SONDAZH

