Egbo: Krenar për futbollistët e mi, shpresoj të futemi në grupet e Europa League
Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo nuk e bën dramë eliminimin në Champions League, duke u shprehur se lojtarët e tij dhanë maksimumin. Nigeriani beson se bardheblutë mund të arrijnë pse jo deri në grupet e Europa League.
“Aq lojtarë kishim, aq mundësi kishim për të bërë ndërrime. Nuk kishim çfarë të bëjmë. Aq mund të jepnim brenda fushës. Lojtarët e rinj nuk kishim mundësi për t’iu bashkuar ekipit. Ekipi ka nevojë për lojtarë.
Ekipi ka fituar besim jashtëzakonisht të lartë. Ka krijuar një personalitet dhe mentalitet fitues. Kemi tentuar deri në momentin e fundit për të ndryshuar fatin. Jam krenar çfarë kanë dhënë lojtarët, për të ndryshuar rezultatin.
Rastet e humbura – Jemi njerëz, jemi mërzitur. Diçka normale. I kam thënë çunave që nuk duhet mërzitur. Kështu e ka vendosur Zoti që do të ndodhë. Nuk jam mërzitur fare, jam shumë i kënaqur. Jeta vazhdon. Do të luajmë fatet tona, në Ligën e Europës. Me kismet të Zotit mund të futemi në grupet e Ligës së Europës”, u shpreh Egbo.