Egbo: Ua mbyllëm gojën të gjithëve atyre që na sulmuan!

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, u shfaq shumë i kënaqur pas fitores 2-0 në duelin e kthimti të Kupës ndaj Bylis i siguroi edhe një vend për finale. Strategu nigerian bëri ironi edhe për zërat e shumta që kishin në duelin e parë për trukim.

“Mendoj që me kualifikimin kemi arritur ta bindëm ata që thoshin që e ka lënë Tirana. Iu mbyllëm gojën gjithë atyre që na sulmuan mbas ndeshjes së parë. Bëmë 2 gola në pjesën e parë. E dinim që Bylisi do të tentonte të shënonte një gol. Ishim duke pritur gabimet e kundërshtarëve. Gabuan në disa raste, por nuk arritëm të shënonim golin e tretë.

Ishte shumë ndeshje e vështirë. Edhe vapa bën të vetën. Në ndeshjen e parë, ishte një pjesë e mirë, ndërsa në pjesën e dytë, lodhja, vapa dhe gjërat e tjera kanë ndikuar. Ne jemi munduar ta shpjegojmë, por nuk na kanë kuptuar. Unë nuk kam objektiv personal. Janë objektivat e ekipit që janë vendosur në fillim të sezonit. Edhe Kupa dhe kampionati kanë qenë objektivat e skuadrës. Unë nuk kam objektiva personal. Ne kemi arritur deri në finale, do të luftojmë për t’a fituar Kupën. Jemi një hap larg. Shpresojmë që në ndeshjen e fundit të japim 100% në fushë për të marrë edhe Kupën.

E ardhmja e skuadrës? Në këto moment po bëjmë dublime. Disa lojtarë janë të lodhur. Kur të mbarojë kampionati do të fillojmë të mendojmë si do të rreshtohet Tirana. Duhet të menaxhojmë energjitë e lojtarëve.

Rekordi i Sulejman Memës? Unë e kam thënë, nuk shoh statistika, nuk kam objektiv. Unë e le çdo gjë në dorën e Zotit. Të japim maksimumin dhe presim atë që do të na japë Zotit. Nuk shikoj çfarë kanë bërë të tjerët”, u shpreh Egbo.

 

SHKARKO APP