Egnatia dhe Tirana bëjnë paqe në duelin e javës së 27-të
Egnatia dhe Tirana nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superiore. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte me të vërtetë spektakolare.
Ibrahimoglu zhbllokoi sfidën në minutën e 74-t, duke i dhënë avantazhin Egnatias. Megjithatë Tirana nuk u dorëzua dhe ia doli të barazojë shifrat në minutën e 97-të, me Kristal Abazajn, që ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë.
Egnatia mbetet në krye me 51, ndërsa Tirana në vendin e pestë me 36 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

