Egnatia fiton edhe ndaj Laçit, mbetet në krye me pikë të plota

Egnatia triumfon 2-1 ndaj Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 2-të të Superiores.

Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me Xhoel në minutën e 20-të duke mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh. Egnatia dyfishoi shifrat në të 67-ën me Fangaj dhe kurbinasit shkurtuan diferencën në të 73-ën.

Skuadra e Tetovës shënoi edhe golin e tretë në të 82-ën por iu anulua për pozicion jashtë lojë. Kështu Egnatia merr fitoren e dytë radhazi duke shkuar në kuotën e 6 pikëve ndërsa Laçi mbetet me 1 pikë.

SHKARKO APP