Egnatia kryesuese ndalet në duelin ndaj Laçit në Rrogozhinë
Nuk ka fitues në duelin mes Egnatias dhe Laçit, e vlefshme për javën e 23-të në Superiore. Në pjesën e parë, ishte një dominim i Laçit që iu afrua golit në disa raste.
Mundësia më e mirë ishte në minutën e 28-të, kur Qato lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, por topi u ndal në shtyllë.
Pjesa e dytë nisi me rrogozhinasit më kërkues, që mundësinë më të mirë e kishin në minutën e 64-t me Spahiun nga penalltia, por Dajsinani bëri heroin, duke pritur 11-metërshin.
Egnatia mbetet në krye me 48 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e gjashtë me 28 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

