Egnatia merr një barazim me vlerë në Slloveni, VAR në fund i shpëton ndaj Olimpija
Egnatia ka arritur një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të turit të tretë të UEFA Conference League, duke barazuar 0-0 në transfertë ndaj Olimpija Ljubljanës. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Stožice” u karakterizua nga lojë dinamike dhe raste nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e parë, vendasit patën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, pas një penalltie të fituar pas kontaktit mes Sota dhe Tam. Megjithatë, sulmuesi slloven dështoi të konkretizonte nga pika e bardhë, duke lënë gjithçka të pandryshuar.
Në fundin e ndeshjes, Egnatia mbeti me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Fangaj. Pavarësisht këtij episodi, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ruajti rezultatin dhe do të ketë avantazhin e fushës në sfidën e kthimit në Shqipëri.
VAR shpëtoi ekipin rrogozhinas në fund, pasi arbitri fillimisht akordoi një penallti për një faull, por më pas me pamjet filmike e akordoi jashtë zonës. Me këtë barazim pa gola, kampionët e Shqipërisë mbajnë të hapura të gjitha mundësitë për kualifikim në “play-off” të Conference League. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

