Egnatia ndalet ndaj Bylis, por mbetet në krye të renditjes

Egnatia nuk arriti të rikthehet te fitorja, duke regjistruar ndalesën e tretë radhazi në Kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi u ndalën në një barazim 2-2 në transfertë përballë Bylisit, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të kampionatit.

Skuadra rrogozhinase e mbylli pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Yahaya në minutën e 47-të, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin minimal në favor.

Në pjesën e dytë, vendasit e Bylisit reaguan menjëherë, duke përmbysur shifrat brenda pak minutash. Përgjoni barazoi rezultatin në minutën e 51-të, ndërsa Mustafa realizoi golin e avantazhit në minutën e 58-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Egnatia u kundërpërgjigj në minutën e 73-të, kur Adjessa riktheu ekuilibrin në rezultat. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, kryesuesit e kampionatit nuk arritën të gjenin golin e fitores.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?