Egnatia në udhëkryq, lavdi apo rrezik nga “nëndetësja”

Për Egnatian llogaritë janë të thjeshta në javën e fundit të kampionatit. Rrogozhinasve u duhet vetëm fi torja ndaj Dinamos për të mos kthyer kokën nga ndeshja tjetër dhe për të mos bërë asnjë llogari me rezultatet e rivalëve. Tri pikët do ta shpallnin automatikisht Egnatian kampione dhe do t’i jepnin klubit një tjetër titull historik.

Në pamje të parë, gjithçka duket në dorën e skuadrës së Nevil Dedes. Egnatia vjen në këtë sfi dë si skuadra më e qëndrueshme e fazës fi bale dhe me eksperiencën e duhur për të menaxhuar ndeshje të tilla. Megjithatë, përballë do të ketë pikërisht kundërshtarin që në vitet e fundit i ka prishur më shumë plane se kushdo tjetër.

DINAMO SI “TERS” – Nëse ekziston një ekip që Egnatia nuk do të donte ta kishte përballë në një ndeshje me peshë trofeu, ai është Dinamo. Blutë kanë treguar vazhdimisht se dinë t’i komplikojnë jetën rrogozhinasve pikërisht në momentet më të rëndësishme. Dy herë Dinamo i ka hequr nga duart Egnatias fi timin e Kupës, duke e mposhtur në fi nale dhe duke i mohuar trofeun në momentin e fundit. Sikur të mos mjaftonte kjo, blutë kanë triumfuar edhe në Superkupë ndaj rrogozhinasve, duke krijuar një precedent jo të vogël psikologjik mes dy skuadrave. Pikërisht për këtë arsye, sfi da e fundit e sezonit shihet me shumë kujdes në kampin rrogozhinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej renditjes dhe diferencës së pikëve, historia e përballjeve direkte në ndeshjet që vlejnë trofe ka treguar se Dinamo është ndoshta skuadra që di më mirë se kushdo t’i prishë festën Egnatias. Tani Dinamo ka një tjetër mundësi për t’i hequr nga duart një trofe Egnatias. Këtë herë nuk bëhet fjalë për Kupën apo Superkupën, por për objektivin më të madh të sezonit: titullin kampion. Në Rrogozhinë e dinë mirë se kjo sfi dë nuk do të ketë asgjë të lehtë, pavarësisht faktit që Dinamo mund të mos ketë të njëjtin presion rezultati si kundërshtari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje, pikërisht kjo mungesë presioni mund ta bëjë skuadrën kryeqytetase edhe më të rrezikshme. Shpesh në ndeshje të tilla, skuadra që nuk ka çfarë të humbasë luan më e lirë dhe arrin të komplikojë planet e favoritëve. Kjo është ajo që Egnatia dëshiron të shmangë me çdo kusht. Kampionët në fuqi nuk duan të futen në ankthin e minutave të fundit apo të varen nga rezultati i fushës tjetër.

MENTALITETI I KAMPIONËVE – Për këtë arsye, ideja e stafi t teknik është që skuadra të hyjë në fushë me mentalitet agresiv dhe të kërkojë ta zgjidhë ndeshjen sa më shpejt. Egnatia synon të marrë kontrollin e lojës që në minutat e para dhe të mos lejojë Dinamon të fi tojë besim gjatë takimit.

Në kampin rrogozhinas ekziston bindja se cilësia dhe eksperienca janë në favor të tyre, por askush nuk harron atë që ka ndodhur në sezonet e fundit. Dinamo ka treguar vazhdimisht se di të luajë ndeshje finale dhe se di të godasë pikërisht në momentet kur Egnatia duket më pranë trofeut.

Kjo është arsyeja pse në Rrogozhinë po përpiqen ta mbajnë skuadrën larg euforisë. Askush nuk e konsideron titullin të fi tuar përpara kohe, sepse përballë ndodhet një kundërshtar që ka lënë gjurmë të hidhura në kujtesën e klubit.

MOTIVIMI DINAMOVIT – Ajo që mbetet për t’u parë është sesa “punë” do t’i prishë Dinamo Egnatias këtë herë. Një nga dilemat kryesore para ndeshjes lidhet me motivimin e bluve dhe me mënyrën sesi do ta interpretojnë këtë sfi dë. Nga njëra anë, Dinamo nuk ka të njëjtin presion jetik si kundërshtari. Por nga ana tjetër, mundësia për t’i mohuar titullin një rivali direkt mbetet gjithmonë një motivim më vete në futboll. Sidomos për një skuadër që sezonet e fundit ka treguar se di të jetë vendimtare pikërisht në përballjet për trofe ndaj Egnatias.

Në fund, gjithçka do të vendoset në 90 minutat e fundit të sezonit. Egnatia e ka fatin në dorën e saj dhe një fi tore do ta bënte të pavlefshme çdo rezultat tjetër. Por për ta arritur këtë, rrogozhinasit duhet së pari të kalojnë pengesën që në vitet e fundit u ka shkaktuar më shumë zhgënjime se çdo kundërshtar tjetër: Dinamon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?